lajmërues

Nga Wiktionary

LAJMËRUES mb.

  • 1. Që lajmëron për diçka të panjohur ose për diçka që do të ndodhë së afërmi. Sinjali lajmërues. Çanga lajmëruese. Pjesa lajmëruese e ligjëratës së drejtë. gjuh. ajo pjesë e ligjëratës së drejtë, që paralajmëron fjalët e një tjetri, fjalët e autorit (p.sh. Gjergj Kastrioti e zgjeshi pallën nga milli dhe thirri: — Për Arbërinë, o burra, mbi ta!).
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit). Kabina e lajmëruesit.