Jump to content

laj

Nga Wiktionary

LAJ kal.

  • 1. Pastroj me ujë, me ujë e me sapun etj. trupin a një pjesë të tij, një rrobë ose diçka tjetër, zakonisht duke e fërkuar, e fut diçka në ujë a në një lëng tjetër dhe e fërkoj për t'i hequr pluhurin, baltën, njollat etj., i heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër. Laj trupin (duart, këmbët, kokën, fytyrën, veshët). Laj dhëmbët. Laj foshnjën. Laj rrobat (çarçafët, shaminë, çorapet, këmishët). Laj leshin. Laj enët (pjatat, lugët, gotat). Laj shkallët (dyshemenë, rrugët). Laj pemët (mollët, kumbullat). Laj orizin (fasulet). Laj peshkun (mishin). Laj këpucët (çizmet). Laj makinën (biçikletën). Laj mineralin. Lau gjakun. Laj me ujë të ngrohtë (të ftohtë). E laj me sapun (me lëndë kimike, me benzinë). Laj me furçë (me leckë, me fshesë, me sfungjer). Laj në legen (në govatë, në rrobalarëse). Laj në lumë (në krua). Macja lan kotelet i lëpin me gjuhë. I lau faqet me lot i rridhnin lotët çurkë, i derdhi lotët rrëke, qau pa pushim.
  • 2. Përpunoj me lëndë kimike një film për ta bërë të pandjeshëm ndaj dritës dhe për të bërë të dukshme atë që është fotografuar. Filmat i lajnë në laborator.
  • 3. E vesh diçka me lëngun e një metali të çmuar, zakonisht me ujë floriri; praroj. E lau me ar (me argjend, me ujë floriri).
  • 4. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar, e fshij dhe e pastroj sa të shkëlqejë, i jap shkëlqim; e kallajis. E lau shpatën (pallën, thikën). E lau tepsinë, e bëri si të re.
  • 5. bised. I heq gjërat e huaja e të panevojshme, që e prishin a e dëmtojnë (barishtet, dheun, baltën e papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.), gërryej, pastroj, qëroj. Laj pusin (kanalin, vijat e ujit). Laj vijat e parmendës me shot. Laj çibukun. E lajnë grurin që në lëmë. I lau shiu arat (rrugët).
  • 6. bised. E bëj diçka të sheshtë e të lëmuar, duke e gdhendur a duke e zdrukthuar, e qëroj; i heq degët një druri të prerë. Laj dërrasën me zdrukth. Laj trarin me sëpatë (me sqepar). E preu plepin dhe e lau mirë e mirë. E ka larë mirë qerestenë.
  • 7. bised. edhe fig. I kthej dikujt një borxh që i kam; ia kthej dikujt të mirën me të mirë a të keqen me të keqe; paguaj; shlyej; shpaguaj. I lau paratë. Lau borxhin (kamatën). I lau llogaritë (hesapet) me dikë. E lau ustanë. E lau detyrimin. I lau gabimet (fajet, mëkatet). E lau vëllanë (mikun). etnogr. ia mori gjakun. Ia lau të mirën me të mirë. E lanë me gjak (me djersë) e paguan me jetën e vet a me mundime të mëdha. Ia lau dyfish (pesëfish).
  • 8. fig. E nxjerr pa faj dikë, e shfajësoj. Laj veten shfajësohem. E lau përpara të tjerëve.
  • 9. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore ). Më heq shumë, më shpërlan (kur heq shumë bark). E lau barku. Ia lau zorrët.
  • 10. vet. veta III ( me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. Më rrëmben, më përlan. Të lan era (veriu). E lau vdekja. E laftë mortja! mallk. vdektë.
  • 11. fig. Hedh shikimin rreth e rrotull, rrok me sy vet. veta III lëshon rrezet gjithandej, përhap dritën në tërë vendin, i jep shkëlqim. E lau me sy vendin. Deri ku lan syri i njeriut. Dielli ka larë malet. Hëna kishte larë fshatin rreth e qark. Një llambë lante oborrin me dritën e saj.
  • 12. jokal. Iki shpejt, largohem menjëherë, ua mbath këmbëve, fryj; vet. veta III zhduket papritur, perëndon (zakonisht për diellin). Lau nga shtëpia (nga fshati). Lau dielli.
  • Laj ballin para dikujt shlyej një njollë dhe mund të dal ballëhapur përpara të tjerëve. Lau (lëpin) buzët shih te LËPIJ. E laj çetën shih te ÇET/Ë, ~A. I lau (i fshiu) duart nga dikush a nga diçka iku nga dora, nuk e ka më, mbeti pa të, s'ka më shpresë për të. S'e lan dot as dërstila shih te DËRSTIL/Ë,~A. Laj (pastro) gojën! mospërf. shih veten tënde e ndrequ mirë para se të flasësh, s'ke gojë të flasësh për dikë a për diçka. Sa për të larë (për të shpëlarë) gojën iron. shih te GOJ/Ë,~A. Ia lau kokën dikujt
  • a) e qortoi rëndë për gabimin që kishte bërë, i dha dënimin e merituar;
  • b) e ropi mirë e mirë, i mori gjithçka. Lau lesh me dikë
  • a) e rrahu mirë e mirë, e zhdëpi në dru;
  • b) ia mori hakun shumëfish. E lau dhe e lëpiu dikë i bëri shumë lajka, iu përul shumë. E lau me (në) lot dikë a diçka
  • a) e qau me shumë lot, derdhi shumë lot për të;
  • b) i erdhi shumë keq për të. Të lan e të lyen keq. në sy të bën lajka dhe pas krahëve të bën të keqen, është me dy faqe. E lau mendjen e hoqi mendjen nga diçka e nga dikush, nuk mendon më për të. E lan dhe e ngau i ra sëmundja e tokës. E lau me të puthura e puthi shumë, e puthi gjithandej. Lan e qan vuan shumë, heq mundime të mëdha. Laj sytë diku kënaqem duke parë; qetësohem. Ia lau sytë diçkaje
  • a) e përfundoi një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko, sa për të shkuar radhën;
  • b) e mbuloi diçka të keqe, i fshehu të metat e një pune. Sa pa larë sytë shumë herët, që pa gdhirë mirë. Të lan në shpatull shih te SHPATULL,~A. E lau zemrën ndaj dikujt e hoqi dyshimin që kishte për dikë. Foli larë e pa larë tha lloj-lloj fjalësh, foli mbarë e prapë, tha ç'i erdhi në gojë. I lau (i shpëlau) duart nga i biri shih te SHPËLAJ. Laje gojën mirë (me uthull)! iron. matu mirë para se të flasësh për dikë, nuk je i denjë për ta zënë në gojë emrin e dikujt. I lan kokën (kryet) gomarit bën një punë të kotë, bën diçka që nuk ia vlen. E lau me majë të gishtit një punë shih te MAJË,~A. I lau rrugët me lot shih te LOT,~I. Me gojë të lan, me dhëmbë të çan fj.u. shtihet i mirë, por të bën të keqen. T'i lash këmbët e t'i pish ujin dikujt është njeri shumë i mirë, s'e ka shokun e meriton nderimin më të madh. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën (faqet) fj. u. shih te DOR/Ë,~A.