lahutë
Appearance
LAHUTË f.
- Vegël muzikore e përbërë nga një kasë vezake druri, e mbuluar përsipër me lëkurë e me bisht të gjatë, që ka vetëm një fill të komtë ose vetëm një tel dhe që i bien me hark të përkulur për të përcjellë këngët. Lahuta shqiptare. Lahuta e malësorit. Lahuta bridashe. fig. poezia popullore epike, këngët e trimërisë. Harku (bishti) i lahutës. I bie lahutës. Këndojnë me lahutë.
- Lahutë (këngë) e butë muz. shih te BUTË (i, e). E vuri në bisht (në grykë) të lahutës dikë e talli, e vuri në lojë.