lagje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LAGJE f.

  • 1. Pjesa e një qyteti ose e një fshati që merret edhe si ndarje administrative brenda qytetit a fshatit; njerëzit që banojnë në këtë pjesë. Lagje e madhe (e vogël). Lagjja kryesore. Lagjja e sipërme (e poshtme). Lagjet e jashtme. Lagjja numër nëntë. Lagje e qytetit (e fshatit). Banorët e lagjes. Këshilli i lagjes. Doli tërë lagjja.
  • 2. Grup njerëzish; grumbull i madh, sasi e madhe, tufë. Një lagje njerëz. Dy lagje krushq. Një lagje me zogj.
  • 3. bised. Anë, palë, kamp. Lagjja e shkencëtarëve. Ishte me lagjen tonë. U ndanë në lagje të ndryshme. U takuan të dy lagjet.