lëvrues

Nga Wiktionary

LËVRUES m.

  • 1. Ai që punon tokën për ta mbjellë, lërues; bujk. Lëvrues i mirë (i zoti).
  • 2. Ai që bën kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, që e zhvillon dhe e shpie atë përpara; ai që krijon diçka me vlerë në fushën e letërsisë, të artit e të shkencës. Lëvrues i zellshëm (i palodhur). Lëvruesit e gjuhës shqipe. Lëvruesit e prozës tregimtare (e poezisë).
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Makinë lëvruese.