lëvruar

Nga Wiktionary

LËVRUAR mb.

  • 1. Që është punuar për t'u mbjellë, i lëruar. Arë e lëvruar. Tokë e lëvruar.
  • 2. I krehur në krehër. Lesh i lëvruar.
  • 3. Që është përpunuar mirë e zhvilluar; që është studiuar e trajtuar gjerë e thellë (për një fushë a degë të shkencës, të artit etj., për një temë etj.). Gjuhë e lëvruar. Temë e lëvruar.
  • 4. vjet. Që është për të punuar, që s'është e kremte, që s'është për të bërë pushim. Ditë e lëvruar ditë pune, ditë punëtore.