Jump to content

lëvrij

Nga Wiktionary

LËVRIJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Lëviz shpejt duke përdredhur trupin, lëviz duke bërë dredha për disa kafshë të vogla e zvarranike; lëviz. Lëvrijnë krimbat. Lëvrijnë shushunjat. Lëvrin hardhuca. Lëvrijnë ngjalat (peshqit). Lëvrin në baltë. Lëvrin diçka në ferrë.
  • 2. edhe fig. Lëviz shpejt e me gjallëri, shkoj tutje-tehu në një vend të kufizuar, nuk rri në një vend; vet. veta III dridhet lehtë e shpejt diçka; vlon, gëlon. Lëvrinte nëpër dhomë (nëpër shtëpi). Njerëzit lëvrinin në rrugë. Sytë i lëvrinin sa andej këtej. Mendimet i lëvrinin në kokë. Diçka i lëvrin përbrenda (në zemër, në kraharor).
  • I lëvrin (i vlon, i zien) gjaku shih te Lëvrin gjuhën mospërf. flet shumë, llap.