Jump to content

lëvozhgë

Nga Wiktionary

LËVOZHGË f.

  • 1. Mbulesa e fortë që mbështjell kokrrat e disa pemëve ose farat e disa bimëve; lëkura e disa pemëve a perimeve, lëvore; gujava e vezës. Lëvozhgë arre (lajthie, bajameje, gështenje). Lëvozhgat e farave të kungullit (të pjeprit, të lules së diellit). Lëvozhga e portokallit (e limonit). Lëvozhgë veze. I heq (i qëroj) lëvozhgën. I theu lëvozhgën.
  • 2. Lëkura e drurëve dhe e degëve të tyre ose lëkura e kërcellit të disa bimëve. Lëvozhga e drurëve (e pemëve). Lëvozhgat e pishës.
  • 3. Llapusha e kallirit të misrit, lëvore. Lëvozhgat e misrit. Zhveshin lëvozhgat.
  • 4. fig. Veshja e jashtme e diçkaje, mbulesë, mbështjellje; guaskë. E ka ndërruar lëvozhgën.
  • Është mbyllur në lëvozhgën (në guaskën) e vet sheh vetëm punën e vet, s'jep e merr me të tjerët. S'ka dalë ende nga lëvozhga e vezës (nga veza) mospërf. shih te VEZ/Ë,~A.