lëvizje
Appearance
LËVIZJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËVIZ, LËVIZET. Lëvizje e vullnetshme (e pavullnetshme). Lëvizje e shpejtë (e ngadaltë). Lëvizja e trupave. Lëvizja e duarve (e këmbëve). Vë në lëvizje.
- 2. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të tyre, të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e sendeve, që nuk janë në qetësi; kund. qetësi. Lëvizje e njëtrajtshme. Lëvizje e lakuar (rrotulluese, rrethore). Lëvizje valore. Është në lëvizje.
- 3. filoz. Vetia e përgjithshme e më e rëndësishme e materies, formë e qenies së saj që shprehet në çdo lloj ndryshimi. Lëvizja është absolute, qetësia është relative. Nuk ka materie pa lëvizje, nuk ka lëvizje pa materie.
- 4. Ecje e njerëzve a e automjeteve nëpër rrugë. Në mbrëmje ka lëvizje të madhe në rrugët kryesore.
- 5. fig. Veprim i gjallë, kalim nga një gjendje në një tjetër. Në atë dramë (film) nuk ka lëvizje. Lëvizja e ngjarjeve.
- 6. Veprimtari e gjerë shoqërore, që bëhet për qëllime të rëndësishme. Lëvizje revolucionare (demokratike, përparimtare, reaksionare). Lëvizje politike (ideologjike, artistike, kulturore, sportive). Lëvizja Nacionalçlirimtare. Lëvizja komuniste ndërkombëtare. Lëvizja patriotike e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.