lëvere
Appearance
LËVERE f.
- 1. Leckë, rreckë. Një copë lëvere. I fshiu (i pastroi) me lëvere. I shkoi një lëvere dyshemesë.
- 2. bised. Shami; një copë pëlhurë që vënë në kokë fshatarët në disa krahina, rizë. Lëvere e bardhë (e kuqe). Lëvere grash (vajzash). Lëvere mëndafshi (pambuku). Lëvere koke. Lëvere dore (xhepi). Lëvere me thekë. Vuri (lidhi) lëveren.
- 3. vet. Rrobat e brendshme të trupit, ndërresat; rrobat. Lëvere të bardha. Lau (ndeu) lëveret.
- 4. fig. keq. Diçka fare pa vlerë, njeri a gjë që ka humbur çdo vlerë. U duk lëvere përpara të tjerëve. E bëri lëvere dikë e shau keq, ia nxori bojën, e bëri leckë. 5. fig. përçm. Gazetë pa vlerë, fletushkë.
- U bë lëvere u dobësua shumë, u bë si leckë. Iu bë fytyra lëvere dikujt u zbeh shumë, u bë pëlhurë në fytyrë (nga një lajm i hidhur, nga frika etj.). E bëri lëvere diçka e grisi shumë diçka, e bëri copë-copë.