lëvarem
Appearance
LËVAREM vetv.
- 1. Varem pak; varem; kacavarem. Lëvaret në dritare. Lëvaren në pemë. Hardhia lëvaret në plep.
- 2. fig. Lodhem a mundohem shumë në një punë; më priten fuqitë, këputem, rraskapitem, kapitem. Ishte lëvarur shumë.
- 3. fig. keq. I lutem shumë dikujt për diçka, i bëhem baltë; i përulem e i lëpihem dikujt, duke u hequr si i afërt, si i bindur ose si njeri i tij. Pas shpine të shan e në sy të lëvaret.
- 4. Pës. e LËVAR.