Jump to content

lëvarës

Nga Wiktionary

LËVARËS m.

  • 1. Rrip i vogël e i hollë, i qepur në të dy anët si lak te një send për ta varur këtë diku; shqekëz prej lëkure në të cilën shkojmë gjalmin. Lëvarësi i palltos. Lëvarësit e opingave. U këput lëvarësi.
  • 2. bot. Emërtim i përgjithshëm për bimë kacavarëse si hardhia etj., që ngjiten e kapen nëpër degët e pemëve; shtalbës.
  • 3. Fik i pjekur shumë, që varet në degë, fik i rreshkur.
  • 4. vjet. Lavjerrës. Lëvarësi i orës.