Jump to content

lëtyrë

Nga Wiktionary

LËTYRË f.

  • 1. Baltë e qullët, llurbëtirë. U bë dheu lëtyrë prej shiut.
  • 2. Ujë i papastër me mbeturina gjellësh, që del kur lajmë enët, të larat e të shpëlarat e enëve. Derdhi lëtyrat. Rronte me lëtyrat e botës.
  • 3. Ushqim i qullët me krunde e me ujë të ngrohtë, i përgatitur për bagëtinë.
  • 4. fig. Lëngëtyrë.
  • 5. Zhuli i trupit ose i rrobave të palara. E kishte trupin gjithë lëtyrë. I kishte rrobat me lëtyrë. I hoqi lëtyrën e jakës.
  • 6. fig. keq. Fundërria, llumi; diçka krejt e pavlefshme dhe e dëmshme. Lëtyra e shoqërisë së vjetër. Lëtyra e kulturës kapitaliste.