Jump to content

lënur

Nga Wiktionary

LËNUR kal.

  • 1. Kreh lirin, leshin, pambukun etj. me krehër, shutroj; shkrif. Lënur lesh (li, pambuk).
  • 2. edhe fig. E bëj fije-fije a copë-copë diçka, e bëj fërtele, e gris keq; e gërvisht shumë dikë me thonj a me diçka tjetër të mprehtë; e rrah shumë dikë, e shqep në dru. I lënuri rrobat nëpër ferra. E lënuri me thonj. E lënuri me kamxhik. E lënuri në fytyrë.
  • 3. fig. E bëj të vuajë shumë, e mundoj shumë, e sfilit. E lënuri veten. Ia lënuri shpirtin (zemrën).
  • E lënuri nga mendtë dikë
  • a) ia prishi mendjen, ia bëri mendjen paçavure;
  • b) e çmendi fare.