lëngoj
Appearance
LËNGOJ I jokal.
- 1. Vuaj e dergjem për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë. Lëngoi gjatë (shumë). Lëngon në shtrat. Ka disa vjet që lëngon.
- 2. fig. Vuaj shumë, heq keq a mundohem nga dikush. Kemi lënguar nën zgjedhën e të huajve (e bejlerëve, e pasanikëve). Lëngoi në burg (në dhe të huaj, në kurbet). I lëngoj zemra vuajti shumë.
LËNGOJ II kal.
- 1. Lag me pak ujë, njom, stërpik. E lëngoj gjethin e dhive.
- 2. shih LËNGËSHTOHET 2. Lëngon rrushi. Lëngojnë drurët në pranverë.