lëngëzoj
Appearance
LËNGËZOJ kal.
- 1. E kthej në gjendje të lëngët diçka të ngurtë a të gaztë, e bëj të lëngshëm. Lëngëzoj kallajin.
- 2. jokal. shih LËNGËSHTOJ 3. Lëngëzoi dardha.
- 3. jokal. vet. veta III. Nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak, qan.
- 4. edhe jokal. Bëj që t'i lëshojë goja lëng; i lëshon lëng. Ia lëngëzoi gojën dikujt. I lëngëzonte goja.