lëndohem

Nga Wiktionary

LËNDOHEM vetv.

  • 1. Plagosem a vritem në një pjesë të trupit; më ngacmohet një plagë dhe ndiej dhimbje. U lëndua në dorë (në këmbë). Iu lëndua plaga.
  • 2. fig. Prekem thellë; fyhem. U lëndua shumë. Është lënduar nga vdekja e djalit.
  • 3. Pës. e LËNDOJ. Iu lëndua zemra. Iu lënduan plagët e vjetra.