lëndinë
Appearance
LËNDINË I f.
- 1. Tokë e lënë pa punuar, tokë djerr. Lëndinat e fshatit.
- 2. Shesh i vogël, i veshur me bar të njomë. Lëndinë malore. Lëndinë në mes të pyllit. Rrinte në lëndinë. Kullot bagëtia në lëndina.
- E bëri lëndinë diçka e shkatërroi krejt, e bëri rrafsh me tokën, e bëri shesh. Ia nxori (ia qiti) në lëndinë diçka ia nxori diçka që e mbante të fshehtë, ia nxori në shesh.
LËNDINË II f. krahin.
- Lëndishtë.