lëmoshë
Appearance
LËMOSHË f.
- 1. Para, ushqime a sende të ndryshme, që i jepen për mëshirë e si ndihmë një lypësi, një të varfëri a një të papuni (në vendet kapitaliste e revizioniste; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Nuk marrim (nuk pranojmë) lëmoshë. I dha lëmoshë. Mblidhte lëmosha. Rronin me lëmoshat e botës. Ia dha si lëmoshë ia dha falas. Më mirë një kokërr me djersë se një thes lëmoshë. fj. u. Lëmosha e ka helmin brenda. fj. u.
- 2. vjet. Grurë i zier, meshë dhe ushqime të tjera, të cilat u ndaheshin të varfërve në raste përshpirtjesh. Jepnin (ndanin) lëmoshë për të varfërit.