lëkurëtrashë
Appearance
LËKURËTRASHË m. vet. zool.
- Kafshë gjitare si hipopotami, rinoqeronti etj., që ka lëkurë të trashë, me qime të shkurtra e të forta dhe bark të madh.
LËKURËTRASHË mb.
- 1. Që e ka lëkurën të trashë; kund. lëkurëhollë. Kafshë lëkurëtrashë.
- 2. Që e ka lëvoren a cipën të trashë; kund. lëkurë hollë. Pjepër (fik, patate) lëkurëtrashë.
- 3. fig. Që nuk ndien shumë kur e qortojnë e nuk shqetësohet fort; që nuk preket lehtë; që nuk e zë turpi lehtë. Njeri lëkurëtrashë.