lëkundje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LËKUNDJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËKUND, LËKUNDEM.
  • 2. Lëvizje që përsëritet disa herë sa nga një anë në tjetrën, sa përpara prapa ose sa lart poshtë; dridhje që shkaktohet kur lëkundet diçka. Lëkundje e fuqishme (e lehtë, e vogël). Lëkundje e lirë. Lëkundje elektromagnetike. Lëkundje e varkës (e qerres). Lëkundjet e tërmetit ishin të forta.
  • 3. fig. Paqëndrueshmëria e diçkaje, luhatje; tronditje. Lëkundjet e vazhdueshme të çmimeve (të mëditjeve) në botën kapitaliste. Periudhë lëkundjesh të mëdha.
  • 4. Gjendje dyshimi a pasigurie, gjendja kur dikush është në mëdyshje për të bërë diçka; mungesë qëndrueshmërie a vendosmërie, të qenët i pavendosur a i lëkundshëm. Kishte (shfaqi) lëkundje.