lëfyt
Appearance
LËFYT m.
- 1. Fyt, grykë. Iu zëntë lëfyti! mallk.
- 2. Qyp i hollë prej druri, prej metali etj., nëpër të cilin rrjedh uji; gypi pak si i kthyer i disa enëve, nëpër të cilin derdhet uji ose një lëng tjetër; currili i ujit a i një lëngu tjetër që derdhet nga një gyp i tillë. Me lëfyt të gjatë. Lëfyti i kroit (i çezmës). Lëfyti i bucelës. Lëfyti i ibrikut (i çajnikut, i gjymit, i bilikes). Lëfyti i rrëshiqit (i kacekut). Lëfyti i fuçisë së verës. Pi nga lëfyti. I vuri gojën lëfytit.
- 3. përd. ndajf. Curril, çurg. I vajti gjaku lëfyt.