lëbyr

Nga Wiktionary

LËBYR m.

  • Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin. I ka zënë (i ka vënë) syri lëbyr.


LËBYR kal.

  • 1. vet. veta III. Bën që t'i zënë cipë sytë, ia vesh sytë. Sëmundja ia lëbyri sytë.
  • 2. fig. Të vret sytë, të verbon. Drita (bukuria) ia lëbyri sytë. Shkëlqimi t'i lëbyr sytë.
  • 3. fig. Ngrys ditën a jetën në një gjendje të zymtë, të brengosur a të mërzitshme. Kështu e lëbyri gjithë jetën. I lëbyri gjithë ditët në vetmi.
  • Ia lëbyri mendjen ia turbulloi, ia prishi mendjen.