kyç

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

kyç m.

  1. Mjet prej metali që varet në dy hallka e shërben për ta mbajtur të mbyllur një derë, një dollap, një arkë etj.; dry. Kyç varës. E mbyll me kyç. I vë derës (dollapit) një kyç. E ka (është) me kyç. I vë kyçin portës.
  2. Çelës.
  3. anat. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave. Kyçi i dorës (i këmbës). Kyçet e gishtërinjve. Ënjtja (fryrja) e kyçeve. Më dhembin (më çajnë) kyçet.
  4. përd. mb. Kryesor, më i rëndësishëm, i tillë, nga i cili varet zgjidhja e çështjeve të tjera. Problem kyç. Detyrë (çështje) kyç. Pikë kyç. Vende (pozita) kyç.
  • E mbylli me shtatë kyçe (me shtatë palë çelësa) shih te SHTATË. I vë kyçin (çelësin, drynin) diçkaje e mbyll, nuk e lë të punojë, të veprojë etj., e ndërpres. I vuri kyçin (drynin) gojës nuk foli më, e mbylli gojën. I vuri kyçin (drynin, çelësin) shtëpisë
  • a) nuk banon aty (për një kohë të gjatë);
  • b) vdiq dhe nuk la njeri pas vetes, e la shtëpinë të shkretë.

kyç kal.

  1. Mbyll derën, dollapin etj. me kyç; mbyll dikë brenda (në një dhomë a në një shtëpi) dhe nuk e lë të dalë; kund. shkyç. Kyç derën (sirtarin, kasafortën). Kyçe nga brenda (nga jashtë)! E kishte kyçur brenda.
  • Kyçe (mbylle, qepe) gojën! mos fol më!, pusho!