ky

Nga Wiktionary

KY dëft.

  • 1. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore) që ndodhet afër folësit ose së bashku me të; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore, në numrin njëjës, që përmendet në çastin kur flasim ose që është përmendur pak më parë; kund. ai. Ky këtu. Ky libër (laps, stilograf).
  • 2. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ai. Nga ky ose nga ai kënd vështrimi. Në këtë ose në atë rast. Në këtë ose në atë lëmë. Në këtë ose në atë anë.
  • 3. Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën që shënohet nga emri, që është përmendur pak më parë ose në çastin kur flasim; kund. ai. Këtë vit. Këtë dimër. Këtij behari. Në këtë çast.
  • 4. Përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar një frymor, një send etj. me një cilësi a tipar të caktuar, që është përmendur pak më parë ose për të cilin po flitet. Punëtori është ky.
  • 5. bised. Përdoret para një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim të tij. Ky farë djali. S'e kuptoj çfarë kërkon ky djalë.