Jump to content

kuzhinë

Nga Wiktionary

Guzhine

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kuzhinë f.

  1. Kthinë e veçantë në një shtëpi a në një ndërtesë, pranë një ndërmarrjeje prodhimi etj., me pajisjet e nevojshme (me sobë, enë etj.), ku përgatiten dhe gatuhen gjellët; vendi ku gatuhen gjellët. Kuzhinë e madhe (e vogël). Kuzhina e kantierit (e spitalit, e konviktit). Kuzhinë me aneks. Dy dhoma e një kuzhinë. Dollap kuzhine. Enë kuzhine.
  2. Mënyra e përgatitjes dhe e gatimit të gjellëve, mjeshtëria e gatimit; përmb. gjellët e gatuara sipas kësaj mënyre; gjellët më karakteristike për një popull. Kuzhinë e mirë (e lehtë). Kuzhina shqiptare. Kuzhina evropiane (orientale). Arti i kuzhinës. Ne kemi kuzhinë tjetër.
  3. fig. keq. Aparat që organizon e përgatit fushata propagandistike, trillime e intriga për qëllime të caktuara. Trillime të kuzhinës imperialiste.
  • Kuzhinë ekonomike sobë shtëpie që nuk harxhon shumë lëndë djegëse dhe përdoret për të gatuar e për t'u ngrohur njëkohësisht.