kuvend

Nga Wiktionary

KUVEND m.

  • 1. Bisedë e shtruar që bëhet për dikë a për diçka; bisedim; fjalë. Kuvend i gjatë. Hyri (ra) në kuvend. Zë (hap, mbyll) kuvendin. Bëj kuvend kuvendoj, bisedoj. Lidh kuvendin me dikë lidh fjalën. As fjalë as kuvend. E kemi bërë me kuvend.
  • 2. vjet. Mbledhje ku merrnin pjesë burrat për të shqyrtuar e për të zgjidhur çështje të rëndësishme të krahinës, të fshatit a të fisit të tyre; përmb. të gjithë ata që merrnin pjesë në këtë mbledhje. Kuvendi i burrave. U mblodh kuvendi. E shtruan në kuvend. E vendosi kuvendi.
  • 3. Mbledhje e gjerë e popullit, ku rrihen e shkëmbehen lirisht mendimet për probleme të rëndësishme politike e shoqërore; përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në një mbledhje të tillë. Kuvend historik. Kuvendi i malësisë. Kuvendi i grave. U mblodhën në kuvend. Foli në kuvend.
  • 4. Mbledhje e gjerë për një problem të rëndësishëm të një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore, shkencore etj. Kuvend shkencor. Kuvend pune. Kuvendi i studimeve Ilire.
  • 5. fet. Vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik (në vendet ku vepron kisha katolike). Kuvendi i françeskanëve.
  • Kuvendi Popullor organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbajtës i sovranitetit të popullit dhe të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës; mbledhja e përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në këtë organ; ndërtesa ku mblidhet e zhvillon veprimtarinë e vet ky organ. S'ha kuvend dikush nuk flitet dot me të, nuk i dëgjon fjalët e të tjerëve, nuk merr vesh, nuk bindet. Kuvend lajthish keq. shih te LAJTHI, ~A. S'rri në kuvend dikush nuk e mban fjalën. Shtrohem në kuvend me dikë shih te SHTROHEM. Kështu e patëm kuvendin kështu i patëm fjalët. Sipas vendit bëhet kuvendi fj. u. duhet vepruar në përshtatje me rrethanat a me vendin ku ndodhesh.

KUVEND jokal. dhe kal. bise

  • Kuvendoj.