Jump to content

kureshtje

Nga Wiktionary

KURESHTJE f.

  • 1. Dëshirë e madhe për të parë diçka, për të mësuar një të fshehtë, për të hyrë në hollësira etj.; vetia e atij që është kureshtar, kërshëri. Kureshtja e fëmijës. I ngjallet (i lind, i zgjohet) kureshtja. Shuajnë kureshtjen. Shikonte me kureshtje.
  • 2. keq. Dëshirë e tepruar, prirje e sëmurë e dikujt për të ditur gjithçka, për të marrë vesh edhe hollësira të parëndësishme, sidomos për gjëra që nuk i përkasin e nuk kanë të bëjnë me të. S'e lë kureshtja të qetë.