Jump to content

kurdis

Nga Wiktionary

KURDIS kal.

  • 1. Mbledh sustën a zemberekun e një ore ose të një mekanizmi, duke e rrotulluar me një çelës, me qëllim që të lëvizë e të punojë vetë, ngreh; kund. shkurdis. Kurdis orën. Kurdis një lodër fëmijësh (makinën). Kurdis gramafonin.
  • 2. fig. bised., keq. Nxit a shtyj një njeri kundër dikujt, e bëj dikë që të flasë a të veprojë ashtu siç dua unë për një qëllim të caktuar.
  • 3. fig. keq. Organizoj me paramendim një komplot, intriga etj. kundër dikujt, thur. Kurdisin plane (komplote, intriga, provokacione).
  • 4. muz., bised. Akordoj; kund. shkurdis. E kurdisi kitarën.
  • 5. bised. Bëj, ndreq diçka. Kurdisi një shtëpi të mirë (një pallat).