kundërshtar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KUNDËRSHTAR m.

  • 1. Ai që është kundër dikujt a diçkaje, ai që ka mendim të kundërt ose interesa të kundërta me dikë tjetër dhe e kundërshton atë a vepron kundër tij, ai që del kundër një tjetri. Kundërshtarë politikë. Kundërshtarë të papajtueshëm. Kundërshtarët e një teorie (teze, pikëpamjeje). Kundërshtar i regjimit. Ka shumë kundërshtarë.
  • 2. Ai që vihet përballë dikujt tjetër në një lojë a në një ndeshje sportive, në një konkurs, në një fushë veprimtarie etj., ai që ndeshet a hahet me një tjetër. Kundërshtar i fortë (i dobët).

KUNDËRSHTAR mb.

  • 1. Që është kundër dikujt a diçkaje, që ka mendim të kundërt ose interesa të kundërta me një tjetër dhe e kundërshton atë a vepron kundër tij, që del kundër një tjetri; i kundërt. Palët kundërshtare. Parti (grupe) kundërshtare. Pikëpamje kundërshtare. Qëndrim kundërshtar.
  • 2. Që vihet përballë dikujt tjetër në një lojë a në një ndeshje sportive, në një konkurs, në një fushë veprimtarie etj., që ndeshet a hahet me një tjetër. Skuadër kundërshtare. Sulmuesi kundërshtar.