kundër
Appearance
KUNDËR
I. ndajf.
- 1. Në drejtim të kundërt. Eci kundër.
- 2. Përballë, përkundrejt. I rrinte kundër.
- 3. Në një mendim, në një pikëpamje etj. të kundërt me një tjetër, në një gjendje të kundërt; në kundërshtim. Flet kundër. Doli kundër. Jam kundër. Votoj kundër. Shkoi kundër. U ngrit kundër.
II. parafj. Përdoret me një emër, përemër a numëror për rasën rrjedhore për të treguar:
- 1. Drejtimin e kundërt me lëvizjen e dikujt a të diçkaje. Kundër rrjedhës së lumit.
- 2. Vendin përballë dikujt a diçkaje; përkundrejt... Rri kundër diellit.
- 3. Dikë a diçka që e luftojmë, e dëmtojmë a e kundërshtojmë. Luftoi kundër armikut (kundër pushtuesit). U ngritën kundër borgjezisë. U turrën kundër tradhtarëve. Nuk vete kundër vullnetit të tij. Ishte kundër të dyve.
- 4. Diçka nga e cila duhet të mbrohemi. Mbrojtja kundër atomit. Masat kundër gazeve.
KUNDËR- fjalëform.
- Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve kundër e kundrejt; p.sh. kundërgrusht, kundërpagesë, kundërpeshë, kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërvajtje, kundërveproj etj.
KUNDËR f. kryes. vjet.
- Këpucë me qafa; këpucë. Bleu një palë kundra. Veshi kundrat.