Jump to content

kullumbri

Nga Wiktionary

KULLUMBRI f. bot.

  • Shkurre me degë të dendura e me gjemba, me lule të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta më të vogla se të qershisë, në ngjyrë blu të errët e me shije të athët; kumbull e egër; kokrrat e kësaj bime. Kullumbri të thara. Raki kullumbrish. Është si kullumbri e ka fytyrën të rrumbullakët, të mbushur e të bukur; është i shëndoshë dhe i bukur (për fëmijët etj.).