kulloj
Appearance
KULLOJ kal.
- 1. Derdh një lëng nëpër një kullore, nëpër një napë etj. për ta pastruar nga lëndët e huaja a të panevojshme ose për të veçuar pjesën e ujshme nga pjesa e trashë; hedh diçka në kullore që t'i rrjedhë lëngu. Kulloj qumështin (ujin, çajin). Kulloj djathin (gjizën, kosin). Kulloj makaronat (petët).
- 2. bised. Derdh diçka deri në pikën e fundit, e zbraz krejt; pi me fund, shpik. Kulloj shishen e vajit. E kulloi gotën. Kulloje mirë!
- 3. spec. Pastroj, distiloj.
- 4. fig. bised. E sqaroj dhe e shkoqit mirë një punë ose një çështje të paqartë a të turbullt, zgjidh një problem të ngatërruar; e hetoj mirë diçka. E kulloi më në fund.
- 5. jokal. vet. veta III. Bie një lëng pika-pika, rrjedh uji a një lëng ngadalë, pikon uji i tepërt; lejon të rrjedhë pika-pika një lëng që ka brenda, pikon, qan. I kullon djersa në faqe. Kullon ena. Kullojnë rrobat. Kullojnë tokat. Kullojnë muret. Kullon plaga.
- 6. jokal. vet. veta III. I bie llumi në fund; pastrohet nga lëndët e huaja, qartësohet (uji ose lëngjet e tjera). Kullon uji. Kullon vaji (vera).
- 7. jokal. vet. veta III bised. Bie me gjyma, rrjedh, bie shumë (për shiun). Po kullon shiu.
- 8. jokal. bised. Lagem shumë, bëhem qull (nga shiu, nga djersa etj.). Kullonte i tëri.
- 9. jokal. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Dëshiron shumë, digjet nga një dëshirë e madhe, i qan zemra a syri për diçka. I kullon zemra (shpirti). I kullonin sytë.
- I kulloi djersa shih te DJERS/Ë,~A. I kullojnë (i shkojnë) jargët shih te JARGË,~T. As kullon, as turbullon nuk përzihet në asnjë punë, nuk trazon njeri, rri mënjanë; as prish as ndreq. Më kullon (më rrjedh, më pikon) zemra gjak shih te ZEM/ËR,~RA. I kullon (i nxjerr, i rrjedh, i buron) goja mjaltë shih te MJALT/Ë,~I.