Jump to content

kullë

Nga Wiktionary

KULLË f.

  • 1. Shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate, e ndërtuar zakonisht në një vend të ngritur, me dritare të vogla dhe me frëngji, që shërbente si banesë dhe për mbrojtje; kali i dytë i një shtëpie të tillë me odat e miqve; shtëpi. Kullë e vjetër. Kullat e malësisë. Kulla e sanës ahuri i kashtës. Ngujoheshin (mbylleshin) në kullë.
  • 2. arkit. Pjesë e ngritur mbi muret e një kalaje a të një ndërtese, e pajisur me frëngji që shërbente për vrojtim e për mbrojtje. Kullat e kalasë së Krujës. Vështronte nga kulla.
  • 3. spec. Ndërtesë e vogël dhe e ngushtë, e ngritur në një vend të lartë, nga ku mund të vrojtohet larg ose të jepen urdhra e udhëzime; për të drejtuar një veprimtari. Kullë vrojtimi. Kulla e komandimit. Vrojtoi nga kulla.
  • 4. usht. Pjesë e ngritur në trajtën e një gjysmërruzulli mbi tank a mbi një autoblindë, nga ku qëllohet me armë. Kapaku i kullës.
  • 5. tek. Shtyllë betoni a metali e lartë, e ndërtuar për një qëllim të caktuar (në puset për nxjerrjen e naftës, në shpime etj.). Kulla e shpimit. Kulla e ngrohjes (e ftohjes).
  • 6. shah. Kala. I mori kullën.
  • 7. Kudhër e vogël me dy këmbë të ngulura në tokë, ku kalitet kosa.
  • 8. Lodër fëmijësh prej dërrase a prej metali, që ka një shkallë dhe një shesh pushimi lart, nga ku ata rrëshqasin poshtë. Hipin në Kullë. Rrëshqasin nga kulla.
  • Kulla me gjizë shih te GJIZ/Ë,~A. Është mbyllur në kullën e fildishtë keq. jeton e merret me punë krijuese, duke qenë krejt i veçuar e i shkëputur nga jeta e gjallë e popullit (për një shkrimtar, artist a studiues).