kukëzohem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KUKËZOHEM

  • 1. Përkulem e bëhem si gungaç; më del kurrizi si gungë, kukohem. Kukëzohej duke punuar. U kukëzua nga pleqëria.
  • 2. vet. veta III. Ngre kurrizin përpjetë si hark (për disa kafshë si macja kur egërsohet). Kukëzohet macja.
  • 3. vet. veta III. Duket, shfaqet, del pjesërisht (për diçka të rrumbullakët a të harkuar). Kukëzohen majat e maleve.
  • 4. Pës. e KUKËZOJ.