kuadër
Appearance
KUADËR I m. zyrt.
- 1. përmb. Tërësia e punonjësve (e nëpunësve dhe e punëtorëve) të një ndërmarrjeje, të një institucioni etj.; edhe secili nga këta punonjës që bën një punë të caktuar sipas organikës. Kuadri i institutit. Kuadrot teknike. Kuadri i mesëm kuadri me arsim të mesëm. Kuadrot e arsimit. Kuadrot me arsim të lartë. Lëvizja e kuadrit. Kualifikimi (forcimi) i kuadrit. Zyra e kuadrit. Përgjegjësi i kuadrit. Politika e kuadrit.
- 2. Punonjës a nëpunës i kualifikuar që ka mbaruar zakonisht një shkollë të lartë a speciale dhe që kryen një detyrë drejtuese, organizuese etj. Kuadri vendës. Kuadrot tona. Kuadër drejtues (komandues). Kuadër me origjinë punëtore. U bë kuadër.
- 3. përmb. usht. Tërësia e ushtarakëve që kanë për detyrë përgatitjen luftarake e po1itike të trupave në një njësi ushtarake; edhe secili nga këta ushtarakë. Kuadri i repartit.
- 4. bised. Zyrë e veçantë (seksion, dege, drejtori) në çdo ndërmarrje, institucion etj., që mban organikën dhe dokumentet e tjera të punonjësve përkatës. Shkoi në kuadër.
- 5. bised. Organika e punonjësve që tregon detyrën dhe vendin ku caktohet të punoji secili. Doli kuadri i arsimit.
KUADËR II m.
- 1. Tablo, pikturë me ngjyra vaji. Kuadër i bukur. Var kuadrin. Vë kuadrin në kornizë.
- 2. kinem. Pjesë e shkëputur a skenë e veçantë nga një film artistik, nga një film dokumentar etj. U dhanë disa kuadro nga filmi.
- 3. elektr. Kuti a dhomëz e pajisur me aparate të posaçme nga ku drejtohet hapja e mbyllja e dritave, funksionimi i një mekanizmi etj. Çelësi i kuadrit.
- 4. fig. libr. Tërësia e caqeve brenda të cilëve ndodh, zhvillohet ose kryhet diçka. Në këtë kuadër. Jashtë këtij kuadri. Në kuadrin e festës. Del nga ky kuadër.