kuçedër
Appearance
KUÇEDËR f.
- 1. mit. Figurë e përrallave popullore, që sipas besimeve të kota përfytyrohej si një gjarpër shumë i madh, me shtatë deri dymbëdhjetë kokë, i cili hante njerëz dhe bënte dëme e të këqija. Shtrofka e kuçedrës. Përralla me kuçedër. Është si kuçedër. Iu turr (iu hodh) si kuçedër.
- 2. bised., keq. Grua zemërligë dhe e pashpirt, e vrazhdë dhe gjuhustër, që zihet vetë me të gjithë e fut në sherr edhe të tjerët.
- 3. fig. keq. Shtet me synime pushtuese e skllavëruese, fuqi agresive, shkatërrimtare e gjakatare, përbindësh. Kuçedra naziste (fashiste).