Jump to content

kthjelloj

Nga Wiktionary

KTHJELLOJ kal.

  • 1. E bëj të kthjellët e të kulluar (për ujin ose për lëngje të tjera); kund. turbulloj.
  • 2. vet. veta III. Largon retë a mjegullën, e bën të kthjellët, e qartëson (qiellin, motin etj.); kund. vrenjt. E kthjelloi era qiellin.
  • 3. fig. E bëj të aftë që të gjykojë mirë e drejt ose që të japë mendime të qarta; kund. turbulloj. Ia kthjelloi mendjen.
  • 4. fig. E bëj të qartë e të kuptueshme për të tjerët, sqaroj (një çështje etj.). Kthjelloj çështjen.
  • As turbullon, as kthjellon shih tek TURBULLOJ.