kthjellohem
Appearance
KTHJELLOHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet i kthjellët, bëhet i tejdukshëm, kullohet (për ujin dhe për lëngje të tjera); kund. turbullohet. U kthjellua uji (vera).
- 2. vet. veta III. Pastrohet nga retë a nga mjegulla, bëhet i kthjellët; qartësohet, hapet (për qiellin, motin etj.); kund. vrenjtet. U kthjellua qielli (moti).
- 3. fig. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëhet i aftë që të gjykojë mirë e drejt ose që të japë mendime të qarta. M'u kthjellua mendja.
- 4. vet. veta III fig. Bëhet i qartë a i kuptueshëm për të tjerët (një çështje, një problem etj.); zhduken keqkuptimet a mosmarrëveshjet, sqarohet (një punë). U kthjellua problemi. Po kthjellohet puna.
- 5. fig. Çelem në fytyrë, nuk rri më i vrenjtur, gëzohem; shpreh gëzim, kënaqësi e dëlirësi. Sapo mori lajmin, u kthjellua. Iu kthjellua fytyra.
- 6. Pës. e KTHJELLOJ.