Jump to content

kryqëzohem

Nga Wiktionary

KRYQËZOHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Pritet me një tjetër duke formuar një kryq me të, pritet kryq (për rrugët, vijat etj.). Kryqëzohen rrugët (vijat, drejtimet). Kryqëzohet zjarri. U kryqëzuan shikimet.
  • 2. fig. Ndërthuret me një tjetër, gërshetohet. U kryqëzuan përpjekjet (detyrat). U kryqëzuan fjalët.
  • 3. fet., vjet. Bëj kryq. Kryqëzohej në ballë.
  • 4. vet. veta III biol. Bashkohet me një kafshë të racës a të llojit tjetër për të nxjerrë një lloj të ri të përmirësuar; bëhet një kryqëzim racash (për kafshët) ose bimësh. Kryqëzohen kafshët (bimët).
  • 5. Pës. e KRYQËZOJ.