kryq

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KRYQ m.

  • 1. Figurë që bëhet nga dy vija, shufra etj., të cilat presin njëra-tjetrën në mënyrë të tillë që të formohen katër kënde të drejta. Bëj një kryq. Në formë kryqi. Zbukurim me kryqe.
  • 2. Send prej druri, prej metali, prej guri etj., që ka këtë formë e që është simbol i fesë së krishterë; shenjë e tillë që bëhet nga besimtarët e krishterë me dorën e djathtë për t'u falur (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kryq i drunjtë (i hekurt, i gurtë, i mermertë). Kryqet e kishave (e varrezave). Shenja e kryqit. Nën hijen e kryqit. Dita e kryqit. fet. e kremte ortodokse që simbolizonte gjoja pagëzimin e Krishtit duke hedhur një kryq në ujë. Mbanin kryq në qafë. Puthnin kryqin. Bënte kryq para buke. E mbërthyen në kryq. Për këtë (atë) kryq! vjet., bet. Nuk i falen më kryqit.
  • 3. fig. Brengë e madhe që të mundon gjatë, vuajtje e rëndë që nuk të ndahet, hall i madh; e keqe, fatkeqësi. S'u ndahej ai kryq. Çdo shtëpi e kishte një kryq.
  • 4. përd. mb. Që është si kryq; i kryqëzuar. Rrugë kryq kryqëzim rrugësh, udhëkryq. Me duart (me këmbët) kryq.
  • 5. përd. ndajf. Në trajtë kryqi; tërthorazi, kryqaz. Vë kryq diçka i kryqëzoj. Pres kryq diçka pres për së kithi, pres kërthazi.
  • Puthi kryqin iron. shih te PUTH. I puthi kryqin dikujt iron. shih te PUTH. I vuri (i hoqi) kryq dikujt a diçkaje e quajti të humbur përfundimisht; humbi çdo shpresë për ta gjetur; nuk mendoi më për të, i vuri vizë, e hoqi nga defteri. I ra kryq e tërthor (një vendi) i ra për së gjati e për së gjeri, shkoi në të gjitha anët a drejtimet, s'la vend pa shkelur, s'la vend pa parë. Rri me duar kryq rri pa punë, nuk bën asgjë; nuk vepron. Më shkoi puna kryq më vajti puna ters, më shkoi puna shtrembër. I ka ngecur veza kryq shih te VEZ/Ë,~A. Kryqi i kuq shih te KUQ (i), ~E (e). Kryqi i thyer shenjë si kryq me cepa të kthyer që u përdor si simbol i nazizmit.