kryer
Appearance
KRYER f. gjuh.
Koha e kryer.
- E kryera e thjeshtë një nga kohët e shkuara të foljes, që tregon një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit ose një gjendje të kaluar. E kryera e plotë një nga kohët e shkuara të foljes që tregon se veprimi ose gjendja që shprehen nga folja ka marrë fund para një veprimi a gjendjeje tjetër në të kaluarën. E kryera e tejshkuar një nga kohët e shkuara të foljes, e cila tregon një veprimi që ka përfunduar para një çasti të caktuar të së kaluarës.
KRYER mb.
- I përfunduar krejt; i mbaruar. Punë (detyrë) e kryer. Fakt i kryer.
- Koha e kryer gjuh. një nga kohët e shkuara të foljes, e cila tregon një veprim a gjendje të kaluar në mënyrë të tillë që rezultatet janë të pranishme edhe në çastin e ligjërimit. Aspekti i kryer gjuh. kategori gramatikore e foljeve në disa gjuhë, e cila e shpreh veprimin si të përfunduar, jo të zgjatur a të përsëritur ose si veprim që kryhet në një çast të caktuar; kund. aspekti i kryer.