krye

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KRYE- fjalëform.

  • Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve krye, kryetar, kryesor; p.sh. kryearkëtar, kryefamiljar, kryeinxhinier, kryeministër, kryemot, kryengritës, kryeartëz, kryeqytet etj.

KRYE m.

  • 1. vet. Kokë (bagëti). Pesëdhjetë krerë dhen (dhi). Dhjetë krerë lopë.
  • 2. vet. nj. Secila nga pjesët kryesore, në të cilat ndahet lënda e një libri, e një teksti, e një rregulloreje etj.; kapitull. Kreu i parë (i dytë, i tretë...).
  • 3. Udhëheqës, drejtues i një organizate, i një partie etj. Kreu i imperializmit.
  • 4. vet. Parësia, të parët e një vendi. Krerët feudalë. Krerët tradhtarë.
  • 5. vet. vjet. Shumë të hollash që jepej me përqindje fitimi, kryet e gjësë, kryegjë. I ktheu vetë krerët.
  • 6. shih KRYE,~T 1, 5 -7.
  • Nga fundi në krye (nga kreu në fund) shih te FUND,~I. Ka marrë pisha nga të dy krerët (nga të dy anët) shih te PISH/Ë,~A. Shkoi (humbi, e pësoi) për mendtë e kresë (e kokës) shih te MEND,~TË. Baltë kreu (baltë e bardhë, baltë koke) shih te BALT/Ë,~A.

KRYE as.

  • 1. Koka e njeriut a e kafshës. Me kryet lart. Mbi kryet e mi sipër meje. Ul (ngre, përkul, kthej) kryet. Ia bëri me krye e përshëndeti; i bëri shenjë me kokë. I dhemb kryet. Na fluturoi (na shkoi) mbi krye. I ra mbi krye.
  • 2. Koka si qendra e të menduarit, truri, mendja. I punon kryet. E ka kryet plot. E ka kryet të fortë është kokëfortë. Lodh kryet kokën. Nuk i hyn në krye nuk e kupton dot. Vepron në krye të vet vepron pa pyetur njeri.
  • 3. Jeta e njeriut; vetja. Lë kryet për Atdheun. Luan me kryet. Për kryet e babait (e djalit, e vajzës)! bet.
  • 4. Koka e një sendi; pjesa e një sendi ose vendi nga vihet koka. Kryet e kitarës. Kryet e furkës. Kryet e shkrepëses. Kryet e shtratit (e djepit). Gjilpërë me krye.
  • 5. Burimi i një lumi. Kryet e lumit (e Matit, e Drinit, e Vjosës).
  • 6. Pjesë e parë a fillimi i diçkaje; balli i një grupi njerëzish a i një vargu sendesh; pjesa e sipërme e një vendi; maja; fillimi i një kohe (i një viti, i një stine, i një muaji, i një jave etj.); kund. fund. Në krye të rrugës. Në krye të fshatit. Në krye të pazarit. Në krye të çatisë (të shtyllës). Në krye të shkallëve. Në krye të listës. Në krye të rreshtit. Në krye të herës. Në krye të vitit (të muajit, të javës). Në krye të çdo jave (tremujori). Në krye të verës (të dimrit, të vjeshtës). Në krye të katër ditëve pas katër ditësh. Krye jave (muaji, viti) për çdo javë (muaj, vit). Ishin në fund e dolën në krye.
  • 7. fig. Vendi më i nderuar e më i mirë. Kryet e vendit. Në krye të oxhakut (të vatrës). Në krye të sofrës (të tryezës). Në krye të sallës (të dhomës).
  • 8. Njeriu kryesor, drejtuesi. Kryet e punës.
  • Në krye në udhëheqje, në ballë, në pararojë. Krye më krye (kokë më kokë) shih te KOK/Ë,~A. Pa bisht, pa krye (pa kokë) shih te BISHT,~I. Fund e krye që të gjithë, pa asnjë përjashtim; krejt, fund e majë. Në fund e në krye (në majë) shih te FUND,~I. Na çau kryet (kokën, veshët) shih te ÇAJ. Ia dal në krye (një pune, një detyre) e mbaroj, e kryej, e përfundoj me sukses. I ftohu kryet (kokën) dikujt shih te FTOH. Si gjeli pa krye (pa kokë) shih te GJEL, ~I. Ia hëngri kryet (kokën) dikujt shih te HA. I hyri në krye (në kokë) diçka shih te HYJ. S'i hyn në krye (në kokë) shih te HYJ. Në krye të detyrës në vendin e punës që i është caktuar; duke kryer detyrën. Me krye në hi shih te HI,~RI. Me krye (me kokë) në qiell shih te QIELL,~I. Edhe në kryet tënd (edhe në kokën tënde)! ur.. shih te KOK/Ë,~A. Me krye (me kokë) në torbë (në thes, në trastë) shih tek TORB/Ë,~A. La kryet (kokën) shih te LË. Lë kryet (kokën) për dikë shih te LË. Ia lidh kryet diçkaje shih të LIDH. Sa t'i marrësh (t'i këputësh, të rrëmbesh) kryet (kokën) shih te KOK/Ë,~A. Kanë marrë krye shih te MARR. Nuk i mbushet kryet (koka) shih te MBUSHEM. Ngre (çoj) krye (kokë) shih te NGRE. Mos më nxeh kryet! shih te NXEH. Nxjerr (qit) krye (kokë) shih te NXJERR. Nxjerr (qit) në (më) krye diçka është i zoti, është i aftë, mbaron punë. Si pula pa krye (pa kokë) shih te PUL/Ë,~A. I rri (i qëndroj) mbi (në) krye (kokë) dikujt a diçkaje shih te KOK/Ë,~A. Rrugë (udhë) pa krye diçka së cilës nuk i dihet se si do t'i vejë filli, diç së cilës nuk i dihet fundi. Ka hyrë në rrugë pa krye i ka hyrë një pune, por nuk di si do t'i vejë filli, fillon një punë, së cilës nuk di ose nuk mund t'ia dalë mbanë. E solli kryet! erdhi! ç'dreqin erdhi! (për dikë që nuk e duam). Tym për krye shih tek TYM,~I. Uli kryet (kokën) shih tek UL. Vari kryet (kokën) shih te VAR. U bë këmbë, e krye diçka shih te KËMB/Ë,~ A. Ta çon pishën mbi kokë (mbi krye) dikush shih te PISH/Ë,~A. S'i bihet malit me krye (me kokë) shih te MAL,~I. Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë! mallk. shih te ÇOJ I. S'di ku kam kryet (kokën) shih te KOK/Ë,~A. Gjallë me krye nuk i jep (nuk i dorëzon) shih te GJALLË. S'ka tjegull mbi kokë (mbi krye) dikush shih tek TJEGULL,~A. I lan kryet (kokën) gomarit shih te LAJ. Lidh krye më krye bashkërendoj, i vë në rregull. S'lidhet as për bisht, as për krye dikush shih te LIDHEM. I ka marrë kryet (koka, mendja) erë shih te KOK/Ë,~A. Shpëtuam gjallë, me krye shih te GJALLË. Të thyente kryet (kokën) me para shih te THYEJ. E vuri kryet (kokën) në torbë (në trastë) shih tek TORB/Ë,~A. Uli kryet (kokën) në punë shih tek UL. Më rrahin shumë çekanë (çekiçë) mbi krye (në kokë) shih te ÇEKAN,~I. Më mirë të shkojë kryet (koka) se fytyra fj.u. më mirë të vdesësh se sa të humbasësh nderin a emrin e mirë.