Jump to content

kroi

Nga Wiktionary

KROI m.

  • Burim uji, që në vendin ku del rregullohet e pajiset zakonisht me një lug, me një lëfyt ose me ndonjë mur të posaçëm; gurrë, burim, vendi ku del burimi; uji i tij. Krua i ftohtë. Kroi i fshatit. Ujë kroi. Mbush ujë në krua. Pi ujë në krua. Lahem në krua.
  • Kemi pirë ujë në një krua jemi prej një vendi; jemi të afërt; e njohim mirë njëri-tjetrin. Ka pirë ujë në shumë kroje (burime) shih tek UJ/Ë, ~I. Të shpie (të çon) në njëqind (në dyzet) çezma (në krua, në shtatë kroje) e s'të jep ujë të premton, të sjell rrotull dhe nuk të mbaron punë. Kroi (pusi) i mirë njihet në kohë të thatë fj.u. në rrethana të vështira njihet njeriu i mirë e i zoti ose miku i vërtetë.