Jump to content

krizë

Nga Wiktionary

KRIZË f.

  • 1. ek. Gjendje a periudhë shumë e rëndë në ekonominë e vendeve kapitaliste, që shfaqet herë pas here me superprodhim mallrash, me rënien e prodhimit, me falimentim në masë të ndërmarrjeve ekonomike, të bankave, me shkatërrimin e prodhuesve të vegjël, me ngritjen e çmimeve, me shtimin e papunësisë dhe me varfërimin e mëtejshëm të proletariatit e të masave të tjera punonjëse.
  • 2. Gjendje e vështirë në një fushë (politike, ekonomike etj.) kur kontradiktat janë ashpërsuar shumë deri në shpërthim dhe kur ka çrregullime të rënda në këtë fushë. Krizë e rëndë. Krizë e përgjithshme. Krizë ekonomike. Krizë financiare (valutore, monetare) zhvleftësimi i arit dhe keqësimi i qarkullimit të tij, që çon në luftë të ashpër ndërmjet kapitalistëve për zonat e valutës. Krizë energjetike. Krizë politike gjendje politike e rëndë që sjell pakënaqësi të madhe në masat popullore. Krizë qeveritare periudhë kur një qeveri ka dhënë dorëheqjen dhe ende nuk është formuar qeveria e re që ta zëvendësojë atë. Krizë morale. Është në krizë. Në darën e krizës. I ka mbërthyer kriza.
  • 3. mjek. Ndryshim rrënjësor në zhvillimin e një sëmundjeje, që shfaqet me një keqësim të menjëhershëm të të sëmurit; gjendje e rëndë shëndetësore ose psikike që i vjen papritur një njeriu, i cili vuan nga një sëmundje kronike. Krizë nervore. Krizë zemre. Krizë në veshka. E zuri kriza. I kaloi kriza.