Jump to content

kritikë

Nga Wiktionary

KRITIKË f.

  • 1. Shoshitja a analiza që i bëhet një pune, një veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat e gabimet, me qëllim që të ndreqen; armë revolucionare dhe forcë lëvizëse e shoqërisë sonë, që përdoret për të ndrequr të metat e gabimet në punë, në shoqëri e në familje dhe për të ecur përpara. Kritikë e shëndoshë (parimore, e hapur). Kritikë e fortë (e ashpër, e butë). Kritikë e sëmurë. Kritikë paralele. Kritikë shoqërore. Forcimi i kritikës. Kritika dhe autokritika. Kritika nga poshtë lart (nga lart poshtë). Bëj kritikë kritikoj. Mbyt (shtyp) kritikën. Gjallërohet kritika.
  • 2. Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat e saj, si edhe të metat, gabimet e zbrazëtitë me qëllim që këto të shmangen e të ndreqen; artikull a studim kritik. Kritika e burimeve historike. Kritikë e bibliografi. Kritika e tekstit (e librit). Botoj një kritikë.
  • 3. let. Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike).