Jump to content

kritik

Nga Wiktionary

KRITIK m.

  • Ai që analizon një vepër letrare, artistike a shkencore dhe e vlerëson atë në bazë të disa parimeve, duke vënë në dukje anët e mira e të dobëta të saj; ai që merret me kritikë letrare e artistike. Kritik letrar. Kritik arti. Kritikët shqiptarë.

KRITIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me kritikën, që lidhet me kritikën; që përmban kritikë, që shpreh kritikë. Artikuj kritikë. Shënime (vëzhgime, vërejtje) kritike. Analizë kritike. Vështrim (mendim) kritik. Qëndrim kritik. Me sy kritik.
  • 2. Që lidhet me një gjendje, e cila kërkon kujdes të veçantë (për moshën e dikujt, për fazën e zhvillimit të diçkaje etj.); që lidhet me ndryshime të rëndësishme; i rrezikshëm e i vështirë për t'u kaluar; vendimtar. Moshë kritike. Gjendje (fazë, periudhë) kritike. Kohë kritike. Çast kritik.
  • 3. fiz. Që lidhet me procese të rëndësishme fizike ose kimike, që ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë ose të vetive të qenësishme të një trupi a të një lënde. Gjendja (pika) kritike e lëndës. Temperatura kritike e gazit (e një lënde). Masa kritike.
  • Realizmi kritik shih te REALIZËM, ~MI 2.