Jump to content

kriter

Nga Wiktionary

KRITER m.

  • 1. Parim i qartë e i përcaktuar mirë, sipas të cilit jepet gjykimi për diçka, bëhet vlerësimi, klasifikimi, organizimi etj. i diçkaje: norma ku mbështetemi për të vlerësuar një ngjarje a për të përcaktuar diçka. Kritere të drejta (të qarta). Kritere të reja. Kriter i gabuar. Sipas këtyre kritereve. Vë (caktoj) kritere. Zbatoj kriteret. Praktika është kriteri i së vërtetës.
  • 2. Rregull, sipas të cilit duhet të kryhet një punë a diçka tjetër; rendi i veprimeve për të kryer një punë. Punon me (pa) kriter. I ka përdorur me kriter të hollat (materialet).