Jump to content

kripur

Nga Wiktionary

KRIPUR mb.

  • 1. Që është me kripë, që përmban shumë kripë (për ujin e detit, për tokat afër detit etj.). Ujë i kripur. Kënetë e kripur. Toka të kripura.
  • 2. Që i është hedhur shumë kripë, që ka kripë më shumë sesa duhet; i njelmët (për gjellët, bulmetin etj.). Gjellë (gjizë) e kripur. Djathi i kripur. Është ca i kripur.
  • 3. Që është vënë në kripë a në shëllirë për t'u regjur a për të mos u prishur, që është përpunuar me kripë; që është bërë turshi (për perimet, ullinjtë). Peshk i kripur. Speca (tranguj, ullinj) të kripur.
  • 4. fig. bised. Aq i shtrenjtë saqë është vështirë të blihet, shumë i shtrenjtë; i lartë. Mallra të kripura. Çmime të kripura.
  • 5. fig. I mprehtë dhe me shije, i lezetshëm e tërheqës, që ka humor të hollë. Shaka e kripur. Bisedë e kripur.

KRIPUR ndajf.

  • Më vjen kripur: më vjen hidhur, nuk më vjen mirë, më prek e më hidhëron (një fjalë, një bisedë etj.).