kripërat

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Kripëra e kristalizuar-Haliti

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

kripërat

  1. janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, jonet janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutrale, kripëra acidike, kripëra bazike, kripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta.

Kripërat neutrale[redaktoni]

Disa minerale të kripërave

Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha cidet dhe bazat pa marrë prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.

Kimi

Kripërat bazike[redaktoni]

Këto kripra përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike- MgOHCl. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht grupet hidroksile me anion.


Kripërat komplekse[redaktoni]

Struktura e Sulfatit-Anion (SO42−)

Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion të përbashkët. Nëse në cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të bakrit (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër.

Joni i bakrit te kjo kripë komplekse quhet joni qendror. Te komponimet komplekse më së shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.

Kripërat e dyfishta[redaktoni]

Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit, formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si të jetë vetëm në ujë.